Odegaard i mahnitur nga blejra e re

Futboll

Odegaard i mahnitur nga blejra e re

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 16:33
Odegaard

Mesfushori i Arsenal-it, Martin Odegaard, ka mbetur i befasuar nga paraqitja e Declan Rice në ndeshjen e Premier League të fituar kundër Crystal Palace.

Kapiteni i Topçinjve, i cili ka luajtur pak ndeshje zyrtare me Rice që nga transferimi i këtij të fundit këtë verë, i ka dhënë mirëseardhjen disa fytyrave të reja në ekip.

Odegaard ka vlerësuar Kai Havertz dhe Jurrien Timber, por ka pasur disa fjalë speciale për Rice këtë javë.

“Rice ka qenë i jashtëzakonshëm në çdo ndeshje që nga momenti që ka ardhur, dhe e tregoi edhe kundër Crystal Palace”, ka thënë Odegaard.

“Ndihet shumë rehat me topin në këmbë, pa top na jep më shumë fuqi në mesfushë.

Deri tani kanë ardhur lojtarë shumë të mirë brenda dhe jashtë fushës”.

“Me blerjet e reja dhe për shkak të asaj që bëmë sezonin e kaluar besoj se pritshmëria do të rritet.

Është pjesë e lojës dhe duhet të mësohemi me këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat