Chelsea gjen sulmuesin

Futboll

Chelsea gjen sulmuesin

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 13:50
Flamuri i Chelseat

Chelsea më në fund ka gjetur sulmuesin që dëshironte. Bëhet fjalë për futbollistin amerikan Folarin Balogun, aktualisht pjesë e Arsenal. Pra, sulmuesi i kombëtares amerikane do të qëndrojë në Londër, por do të veshë fanellën e “blues”.

Ekipi i Chelsea është gati të paguajë 55 milionë euro që skuadra e Arsenal kërkon për talentin 22-vjeçar, që sezonin e fundit luajti në Francë me skuadrën e Reims (21 gola në 37 ndeshje).

Trajneri Pocchetino është shprehur se ka nevojë urgjente për një sulmues dhe klubi do t’i sjellë Balogun, që kishte tërhequr vëmendjen e disa skuadrave “big” në Europë.

Kjo do të thotë që Chelsea nuk do të transferojë Dusan Vlahovic dhe i ka mbyllur përfundimisht derën Romelu Lukaku. Ky transferim vjen në momentet e fundit të merkatos, duke parë dëmtimin që pësoi Christofer Nkunku dhe faktin se Armando Broja nuk është rikuperuar ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat