Kosova fiton bindshëm ndaj Malit të Zi 

Futboll

Kosova fiton bindshëm ndaj Malit të Zi 

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 15:34
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës për vajza U17 ka shënuar fitore në miqësoren e dytë kundër Malit të Zi, që u zhvillua sot në Rozhajë.

Dardanet e reja të udhëhequra nga Sanije Krasniqi fituan me rezultat bindës 3:0.

Elona Paci e zhbllokoi rezultatin në minutën e 37-të, derisa dy golat e tjerë i realizoi Olsa Maçastena (43′, 66′).

Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve ishte mbyllur baras 1:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat