Laporte nënshkruan me Al Nassrin

Futboll

Laporte nënshkruan me Al Nassrin

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 17:47
Laporte - majtas

Mbrojtësi spanjoll Aymeric Laporte është larguar nga Manchester City për t’iu bashkuar skuadrës së Ligës Pro Saudite, Al Nassr.

Marrëveshjes mes palëve është arritur për shumë e 27.5 milionë eurove, ndërsa klubi saudit ku luajnë edhe Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane ka përforcuar vijën e fundit.

29-vjeçari iu bashkua Man Cityt nga Athletic Bilbao në janar 2018 për një rekord të atëhershëm të klubit prej 57 milionë funte.

Ai ndihmoi Cityn të fitonte 12 trofe, por bëri vetëm 24 paraqitje sezonin e shkuar kur blutë fituan tripletën.

Laporte bëri 180 paraqitje për Man Cityn në total, duke shënuar 12 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat