Richards kundër Fernandes

Futboll

Richards kundër Fernandes

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 17:57
Fernandes

Humbja në kampionat e Manchester United kundër Tottenham ka shkaktuar shumë debate.

Pas fjalëve të ashpra të Roy Keane për Djajtë e Kuq, kanë ardhur ato të Micah Richards, ish-mbrojtësi i City-t, në podcast-in The Rest Is Football.

Ai ka vënë në shënjestër kapitenin Bruno Fernandes dhe sjelljen e këti të fundit që, sipas tij, bezdis pjesën tjetër të ekipit.

Lojtari portugez i United është kritikuar nga Richards, sepse nuk po sillet mirë me shokët e skuadrës gjatë ndeshjeve.

Bruno Fernandes është akuzuar se është një “bezdisje” për skuadrën për shkak të gjuhës së tij të trupit. Portugezi, në ndeshjen kundër Tottenham, është dukur i acaruar me të riun Pellistri, i cili duket se nuk ka bërë lëvizjet e duhura.

“Duhet të them se po bëhet shumë i sikletshëm”, ka thënë Richards. “Pellistri ka bërë një lëvizje dhe Fernandes e ka çuar topin aty ku mendonte se ishte shoku i skuadrës.

“Pasi ka parë se ai nuk ishte aty, është zemëruar me të.

E bën shpesh, pothuajse gjithmonë. Ndonjëherë është patetik dhe kjo nuk është një gjë e mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat