Mancini në Arabinë Saudite: do të fitojë 30 milionë në vit, por me një kusht

Futboll

Mancini në Arabinë Saudite: do të fitojë 30 milionë në vit, por me një kusht

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 17:58
Mancini

Roberto Mancini i dha fund aventurës së tij si trajner i kombëtares italiane të futbollit me dorëheqjen e tij dërguar federatës rreth mesit të gushtit.

Tani, Mancini duket se është gati të bëhet trajneri i ri i Arabisë Saudite. Kjo do të ishte arsyeja e vendimit të tij të nxituar për të dhënë dorëheqjen.

Pavarësisht mohimeve publike në gazeta të ndryshme, në Riad janë të sigurt se trajneri tashmë në qershor kishte arritur marrëveshje me arabët për t’u bërë trajneri i ri i kombëtares.

Marrëveshja, sipas Gazzetta dello Sport, do të ishte mbyllur që në qershor me nënshkrimin e një kontrate të vlefshme deri në vitin 2026.

Tre vite në të cilat Mancini do të marrë rreth 90 milionë euro në total (30 në sezon) duke marrë me vete të gjithë stafin e kampionëve të Europës të Italisë në verën e vitit 2021.

Megjithatë, Mancini do të duhet të ndryshojë tërësisht jetën e tij të përditshme dhe disa dinamika të stërvitjes me të cilat ishte mësuar dhe që do t’i duhet t’i ndryshojë rrënjësisht në Arabi.

Por mbi të gjitha, për të fituar këtë shumë, do t’i duhet të përmbushë disa detyrime tatimore: një kusht parësor për futjen në xhep të 90 milionëve.

Në Arabi temperaturat e ashpra, me një vapë mbytëse që nuk të lë pushim, me siguri do të ndryshojnë zakonet e tij të stërvitjes. Megjithatë, teknikut do t’i duhet të plotësojë edhe disa detaje burokratike.

Për të mos paguar taksat në Itali, ai në fakt do të duhet të qëndrojë mes Riadit dhe Jeddah të paktën 183 ditë në vit. Një aspekt i domosdoshëm për qëllime tatimore pikërisht për të fituar 90 milionët e rënë dakord në 3 vitet e punës që do të kryhejë në Arabi. Por kjo nuk është e gjitha.

Nisur nga klima e zjarrtë, Mancinit duhet t’i garantohet një qendër e pajisur me të gjitha komoditetet – qartësisht me ajër të kondicionuar – dhe që do t’i vërë në dispozicion ish-trajnerit të Italisë të gjitha mjetet për të punuar në mënyrën më të mirë gjatë seancave stërvitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat