Shteti kundër presidentit të Federatës, Spanja nis procedurat për shkarkimin e Rubiales

Futboll

Shteti kundër presidentit të Federatës, Spanja nis procedurat për shkarkimin e Rubiales

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 14:13
Rubiales

Luiz Rubiales shtoi polemikat ditën e sotme në Spanjë.

Pasi puti në buzë futbollisten Xheni Hermozo, ai u shpreh se janë vënë kundër për ta larguar, por vendimi i tij nuk ndryshon, duke shtuar se nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i Federatës.

Megjithatë, duket se Rubiales nuk do të vazhdojë për shumë kohë në krye të federatës. Qeveria spanjolle ka nisur nga puna për shkarkimin e presidentit. Këshilli i Lartë i Sporteve në Spanjë, do të ngrejë padinë ndaj Rubiales në Gjykatën Administrative të Sportit në mënyrë që të bëhet pezullimi i menjëhershëm nga detyra.

Vetë qeveria nuk ka diskutuar me Rubialesin në lidhje me një dorëheqje të mundshme dhe vetë sekretari i shtetit, Viktor Frankos shprehet se nuk do të kërkohet më dorëheqja e tij por do të ndiqen të gjitha hapat e nevojshme për ta shkarkuar nga detyra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat