Ekipi që eliminoi Tiranën nga Europa ëndërron Berat Gjimshitin

Futboll

Ekipi që eliminoi Tiranën nga Europa ëndërron Berat Gjimshitin

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 16:11
Berat Gjimshiti

Beshiktashi, ekipi që eliminoi Tiranën nga Europa po vazhdon me goditjet e mëdha në këtë merkato vere.

Kjo skuadër arriti të firmos me Rashicën, Amartaey nga Leicester dhe Ante Rebic nga Milani.

Turqit kërkojnë edhe një përforcim të madh nga Serie A në mbrojtje.

Sipas raportimeve të gazetarëve nga Turqia, Beshiktashi ka në listën e dëshirave edhe Berat Gjimshitin.

Megjithatë mbrojtësi i Shqipërisë kërkon që të luajë ende në nivelet më të larta dhe Gasperini nuk heq dorë lehtë nga ky lojtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat