Benzema në Bagdad, Ronaldo në Taxhikistan

Futboll

Benzema në Bagdad, Ronaldo në Taxhikistan

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 16:18
Ronaldo

Jo vetëm ajo europiane, që brenda një jave – në përfundim të fazës kualifikuese – do të njohë të gjitha skuadrat pjesëmarrëse. Edhe Champions League e Azisë është gati të nisë: në fakt është hedhur shorti i 40 skuadrave, të ndara në 10 grupe, që do të garojnë për titullin.

Të 10 grupet, të klasifikuara nga ana e tyre në 5 grupe të Zonës Lindore dhe 5 të Zonës Perëndimore, do të ofrojnë po aq skuadra, pra fitueset e secilit grup individual, për fazën eliminatore, së cilës do t’i shtohen edhe 6 ekipet e dyta më të mira: tre nga zona lindore dhe tre nga ajo perëndimore.

Raundi i 1/8-ave, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet do të luhen nga shkurti deri në prill, ndërsa akti i fundit do të luhet më 11 maj (ndeshja e parë) dhe 18 maj (ndeshja e dytë).

Ka shumë pritshmëri për të parë lojtarë të kalibrit të Neymar, Cristiano Ronaldo-s dhe Benzema-s, të aftë për të fituar gjithçka në Europë në karrierën e tyre, që do të bëjnë debutimin në zona ‘të panjohura’ për botën e këtij sporti.

Braziliani Neymar i transferuar nga PSG, me Al Ahlin e tij, do të debutojë në Indi, në Mumbai, CR7 në Taxhikistan dhe franko-algjeriani në Irak, në Bagdad. Më poshtë janë të gjitha detajet.

Champions-i i Azisë, grupet

GRUPI A: Paxtakor, Al-Fayha, Ahal, Al-Ain.

GRUPI B: Al-Sadd, Nasaf Qarshi, Al-Faisaly, Sharjah.

GRUP C: Al Ittihad, Sepahan, Al-Quwa Al-Jawiya, Agmk.

GRUPI D: Al-Hilal, Nassaji Mazandaran, Mumbai City, Navbahor Namangan.

GRUPI E: Persepolis, Al-Duhail, Istiklol, Al-Nassr.

GRUPI F: Jeonbuk Hyundai, Bangkok United, Lion City Sailors, Kitchee.

GRUPI G: Yokohama Marinos, Shandong, Kaya FC–Iloilo, Incheon United.

GRUPI H: Buriram United, Ventforet Kofu, Melbourne City, Zhejiang Pro.

GRUPI I: Ulsan Hyundai, Kawasaki Frontale, Johor Darul Ta’zim, BG Pathum United.

GRUPI J: Wyhan Three Towns, Pohang Steelers, Ha Noi, Urawa Reds.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat