Gjithçka e kryer, Kudus drejt Premier Ligës

Futboll

Gjithçka e kryer, Kudus drejt Premier Ligës

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 16:30
Mohammed Kudus

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ylli i Ajaxit, Mohammed Kudus do ta vazhdojë karrierën e tij në Premier Ligën angleze.

Skuadra e West Hamit dhe ajo e Ajaxit kanë arritur marrëveshje verbale për transferimin e Kudus.

Shuma që “Çekanët” do t’i paguajnë Ajaxit për Kudus është 45 milionë euro, ku të përfshira janë edhe bonuset.

Gjithashtu, Ajaxi ka përfshirë në marrëveshje edhe një përqindje të shumës që West Hami do ta përfitojë në rast se e shet Kudus në të ardhmen.

Kudus ka arritur akord personal me West Hamin në një marrëveshje pesë vjeçare, ndërsa testet mjekësore të lojtarit janë caktuar për këtë të shtune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat