Vjen ftesa e papritur për Mbappen

Futboll

Vjen ftesa e papritur për Mbappen

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 16:38
Mbappe

Florent Malouda nuk e harron të kaluarën e tij te Chelsea dhe duke folur për Betway në lidhje me disa tema aktuale të futbollit nuk e ka fshehur “ëndrrën në sirtar” për të parë një yll si Mbappe një ditë në Stamford Bridge.

Ish-lojtari historik francez ka folur për Kylian, por edhe për Neymar, i cili është transferuar në Arabi tek Al-Hilal.

MBAPPE – “Mbappe me fanellën e Chelsea-t do të ishte një ëndërr, por nuk janë gati, siç u pa në ndeshjen kundër West Ham”, ka thënë Malouda.

Duke folur përsëri për Blues: “Nuk jemi më klubi që ishim. Kur shikon nivelin dhe pritshmërinë rreth Mbappe, mendoj se nuk është momenti i duhur.

“Nuk besoj se e shikon Chelsea-n si një opsion në këtë moment.

Ka shumë presion dhe pritshmëri rreth tij ër të fituar çmime individuale dhe trofe me klubin, kështu që nuk besoj se është momenti i duhur.

“Ndoshta pas dy ose tre vitesh, nëse Chelsea do të arrijë të kthehet në majë në Premier dhe në Champions League, ndoshta do të mund të diskutojmë për Mbappe te Chelsea. Për momentin nuk ka kuptim. Nëse do të vijë një ditë në Angli, shpresoj të zgjedhë Chelsea-n”.

NEYMAR – Malouda ka folur edhe për Neymar: “Ai në Arabi? Nuk mendoj se ka qenë vetëm një çështje parash, mendoj se bëhet fjalë për të shijuar futbollin me Brazilin. Nuk besoj se kishte shumë besim për të shkuar te një klub i madh i Premier League.

“Nuk jam i sigurt se i është dhënë kjo mundësi. Mendoj se ka qenë mundësia më e mirë që kishte dhe kështu që ka pasur kuptim për karrierën e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat