Milani entuziazëm nga tribuna

Futboll

Milani entuziazëm nga tribuna

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 16:43
Stadiumi San Siro

Milan do të bëjë debutimin sezonal në fushën e tij të shtunën në mbrëmje, në ndeshjen që skuadra e trajnerit Pioli do të luajë ndaj Torinos. Për këtë ndeshje që do të luhet në “San Siro” është parashikuar që të ketë plotë 72 mijë tifozë.

Pikërisht tifozët do të jenë arma plus e skuadrës kuqezi, që në debutimin sezonal fitoi 2-0 në shtëpinë e Bologna-s.

Kjo shifër e lartë e tifozëve ishte e pritshme, duke parë paraqitjen e mirë të Milan në ndeshjen hapëse të sezonit si dhe numrit të madh të abonimeve, 41.500.

Sipas klubit, nga 72 mijë tifozë që do të jenë në total, 10 mijë pritet të vijnë nga jashtë Italisë: Amerika, Izraeli, Franca, Anglia, Belgjika e Gjermania.

Të pranishëm edhe presidenca e Milanit për këtë ndeshje të parë në shtëpi, ndaj dhe “San Siro” ka hapur dyert.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat