Mourinho e thotë hapur

Futboll

Mourinho e thotë hapur

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 16:45
Mourinho

Në prag të ndeshjes së radhës në transfertë ndaj Veronës, trajneri i Romës, Jose Mourinho komentoi dhe planet e merkatos. Azmoun sipas tij nuk do të jetë afrimi i vetëm në sulm.

“E kam të vështirë të flas për Azmoun, aq më tepër për Lukakun që është lojtar i Chelsea-t.

Pastaj ka sulmues, të cilët janë zgjedhja e parë.

Ajo që drejtori im më propozoi është kjo: Azmoun jo si sulmuesin tim, por si një nga futbollistët e mirë.

Nëse gjendja e tij është e mirë, ai mund të na ndihmojë.

Ka bërë shumë mirë te Zeniti, por jo mirë te Leverkuseni. Por nuk është kjo arsyeja se pse ne e morëm.

Pas Azmoun drejtori më ka thënë se do të marrim një tjetër sulmues.

Tani kemi opsione në sulm si Belotti dhe Azmoun, por po pres me qetësi dhe një tjetër sulmues", tha Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat