Mbappe ndryshon përsëri mendje

Futboll

Mbappe ndryshon përsëri mendje

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 17:53
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ka refuzuar ofertën e fundit për rinovimin kontratës të Paris Saint-Germain, duke pasuruar kështu me një tjetër kapitull telenovelën që ka lidhje me të ardhmen e tij.

Një ofertë iu bë Mbappe të mërkurën nga kampionët në fuqi të Ligue 1 me shpresën për ta bërë sulmuesin të angazhohet për klubin pasi u rikthye në ekipin e parë javën e kaluar.

Sipas GOAL, Mbappe refuzoi propozimin e fundit që i ishte bërë nga PSG, por Real Madridi është në pritje të një “drite jeshile” që do t’i lejonte ata të hynin në bisedime për lojtarin.

Carlo Ancelotti e ka përjashtuar më parë një lëvizje për Mbappe në merkaton aktuale pasi PSG vendosi një çmim rekord për sulmuesin 24-vjeçar.

Vendimi i fundit i Mbappe e ka vënë PSG-në me shpatulla pas muri, pasi francezi mund të largohet me kosto zero kur marrëveshja e tij aktuale të skadojë në fund të sezonit 2023/24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat