Tuchel befason Interin: Pavard e kërkoi shumë vonë largimin!

Futboll

Tuchel befason Interin: Pavard e kërkoi shumë vonë largimin!

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 18:15
Tuchel

Në intervistën e zakonshëm para ndeshjes, trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel foli dhe për situatën e Pavard, i cili dukej pranë një kalimi tek Interi, por situata ka ndryshuar.

“Pavard më kërkoi largimin, por kërkesa erdhi shumë vonë dhe më befasoi.

Benjamin është shumë i rëndësishëm, sezonin e kaluar ka luajtur në 80% të ndeshjeve.

Duhet një zëvendësues që jep garanci, ne duhet të mendojmë për interesat e klubit.

Dëshira e tij për t’u larguar është një anë, duhet zgjidhur situata kontraktuale. Duhet të ketë sens, pasi klubi duhet të gjejë zëvendësues”, sqaroi Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat