Mungon vetëm firma

Futboll

Mungon vetëm firma

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 18:24
Kudus

Mungon vetëm firma!

Fillimisht u kërkuar nga Chelsea e Arsenal, por pavarësisht se asnjë nga këto dy skuadra nuk bëri kurrë një ofertë zyrtare për “yllin” e Ajax, Mohammed Kudus, sërish “fantazisit” ganez do të kalojë në një ekip të Londrës.

Bëhet fjalë për “çekanët” eWest Ham, të cilët kanë gjetur akordin me holandezët e Ajax, për një marrëveshje me vlerën e 44.5 milionë eurove, nga të cila 3 milionë do të jepen në formën e bonusit, si dhe do t’i japë “gjigandëve” të Eredivisie 10% nga shuma që do të përfitojë nga shitja e lojtarit në të ardhmen.

Përsa i përket lojtari, Kudus pritet të mbërrijë në Londër, për të kryer vizitat mjekësore paraditen e së shtunës dhe pas ekzaminimeve do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, me opsion rinovimin dhe një tjetër vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat