Ajax finalizon shitjen e radhës

Futboll

Ajax finalizon shitjen e radhës

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 18:49
Logo e Ajax-it

West Ham ka rënë dakord për një marrëveshje me Ajax për talentin Mohammed Kudus.

Marrëveshja vlen rreth 38 milion £ (44.5 milion €) duke përfshirë bonuset.

West Ham do të paguajë 41.5 milionë euro fillestare (35.59 milionë sterlina) dhe 3 milionë euro (2.57 milionë £) në shtesa të lidhura me performancën.

Kudus shënoi një hat-trick për Ajax-in në ndeshjen e parë të play-off-it të Europa League të së enjtes kundër skuadrës bullgare Ludogorets ndërsa skuadra holandeze fitoi 4-1 në atë që pritet të jetë ndeshja e tij e fundit për klubin.

Mësohet se drejtori teknik i West Ham, Tim Steidten është aktualisht në Bullgari me Kudus. Ai pritet të fluturojnë për në Londër të shtunën kur do të zhvilloje testet mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat