Sanchez nënshkruan me Interin

Futboll

Sanchez nënshkruan me Interin

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 19:10
Sanchez

Alexis Sanchez do të bartë veshur sërish fanellën e Interit.

Kiliani ka vendosur që të rikthehet te klubi italian pas vetëm një sezoni të kaluar te Marseille.

Sanchez po rikthehet sërish si futbollist i lirë në “Guiseppe Meazza”, pasi mbeti pa skuadër.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur këtë të premte se 34-vjeçari ka nënshkruar tashmë me “Nerazzurrët”.

Marrëveshja thuhet se është afatshkurtër dhe se gjithçka ka përfunduar sot.

Tani mbetet të pritet vetëm edhe zyrtarizimi nga klubi i Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat