Nuk pranoi të dorëhiqet, qeveria spanjolle pezullon Rubiales!

Futboll

Nuk pranoi të dorëhiqet, qeveria spanjolle pezullon Rubiales!

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 23:53
Luis Rubiales

Qeveria spanjolle ka vendosur të pezullojë Luis Rubiales nga detyra e presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit.

Kështu deklaroi Victor Francos, President i Këshillit të Lartë të Sporteve, i cili u paraqit në konferencën për shtyp pas njoftimit të presidentit të RFEF se nuk dëshiron të japë dorëheqjen, ndërsa theksoi se Rubiales nuk ka qenë asnjëherë në lartësinë e detyrës që kishte.

“Z. Rubiales nuk ishte në lartësinë e detyrës.

Ai nuk ishte në “lartësinë e asaj që prisnin lojtarët, as e asaj që priste qeveria, as e asaj që priste, mbi të gjitha, futbolli spanjoll.

Nuk bëri atë që duhej të bënte.

Shpjegimet e tij nuk janë të mjaftueshme, as nuk mjafton që të mos ndërmerren veprime të mëtejshme.

Qeveria spanjolle nuk do të mbetet e pandjeshme përballë asaj që ndodhi sot.

Qeveria sot ka nisur procedurat që zoti Rubiales t’i japë shpjegime. Do ta pezullojmë Rubiales nga funksionet e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat