Joao Felix arrin marrëveshjen me Al-Hilal

Futboll

Joao Felix arrin marrëveshjen me Al-Hilal

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 09:35
Joao Felix

Mediet spanjolle raportojnë se kushtet e pasigurta financiare të Barcelonës vazhdojnë ta bëjnë të komplikuar transferimin e lojtarit portugez në Katalonjë.

Sulmuesi i Atletico Madrid dëshiron të veshë fanellën e “Blaugranas”, por ka filluar të vlerësojë edhe opsionet e tjera në të njëjtën kohë.

“Plani B” për momentin quhet “Saudi Pro League”. Nëse Joao Felix nuk e përmbush ëndrrën e tij për të shkuar te Barça, Al Hilal në fakt mund të jetë e ardhmja e tij, duke marrë parasysh edhe faktin se merkato në Arabinë Saudite do të mbyllet më 20 shtator.

Sipas raportimeve nga Spanja, Joao Felix ka arritur një marrëveshje me klubin saudit për huazimin për një sezon, por edhe në këtë rast Atletico Madrid duhet të bindet, pasi “colchoneros” kërkojnë vetëm shitjen e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat