​Plepolli analizon Superligën: Për titull janë dy skuadra, e dhimbshme situata e Gjilanit

Futboll

​Plepolli analizon Superligën: Për titull janë dy skuadra, e dhimbshme situata e Gjilanit

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Edhe në edicioni 2023/24 të Superligës së Kosovës në futboll, gara e ngushtë për titullin e kampionit do të zhvillohet ndërmjet Ballkani dhe Dritës. Kështu ka deklaruar trajneri dhe analisti i futbollit, Arsim Plepolli.

Sipas Plepollit, këtë edicion këto dy skuadra mund të vihen nën presion nga Llapi dhe Prishtina, që kanë konsoliduar radhët e tyre, por që ende nuk janë në nivelin e pretendentëve për titull.

Plepolli: Për titull të kampionit, fjalën e fundit do ta kenë Ballkani dhe Drita

“Do të thoja, po e përfshijë një katërshe këtu edhe pse më favorit e shoh Ballkanin dhe Dritën, por në këtë garë do ta fusja edhe Llapin edhe Prishtinën, edhe pse gjasat janë më të vogla sepse e shohim që një Llap e kemi shumë të përforcuar, por sa mund të adaptohen dhe janë lojtarë që kanë luajtur në Superligë. Ata nuk janë lojtarë të ardhur nga jashtë që nuk mund të ta përballojnë këtë ligë, apo të mos e njohin këtë ligë. Prishtinën, e shoh një Prishtinë me lojtarë të rinj, lojën e parë e luajtur me Feronikelin, e kemi ditur që është absolutisht favorit, por t’ia lëmë kohës. Por, mendoj prapë që liga do të jetë shumë e mirë, shumë e fortë, por fjalën kryesore për mendimin tim personale do ta kenë këto katër ekipe, por për vendim e parë, për kampion, prapë do të jenë Ballkani me Dritën”, tha Plepolli.

Në garën për titull, Plepolli nuk e sheh Gjilanin, për arsye se kjo skuadër është në telashe. Sipas tij, kur një skuadër kaq e madhe rrezikon falimentimin, futbolli kosovarë merr një imazh shumë të keq. Sipas Plepollit, klubeve kosovare po u mungon planifikimi afatgjatë.

Plepolli: Situata e Gjilanit dëmton rëndë imazhin e futbollit kosovar

“Sigurisht se ndikon keq sepse kur një Gjilan kur tërhiqet prej garave, apo shuhet, që unë nuk dua të besoj e as nuk kam dëshirë ta shoh në atë gjendje, është dukuri negative sepse nuk është menduar në planet afatgjate. Kur largohet një kryetar si Florim Zuka, ai duhet ta ketë pasardhësin e vet. Gjilani është një qytet bukur i pasur, është dashur të mendohet edhe largimi i Zukës...Zuka ka shpenzuar, ua ka plotësuar të gjitha kushtet por ndoshta e ka parë të arsyeshme që ai nuk mundet më të funksionoj me klubin dhe nuk mundet t’iu qëndrojë gati, kështu që më mirë është të dorëhiqet ose të largohet nga klubi sepse nuk e di saktë çfarë do të ndodh, por ajo çfarë unë mund të them është që Gjilani duhet të mbijetojë me çfarëdo lloj masash, t’i qëndrojë komuna afër për të mos lejuar shuarjen e një klubi si Gjilani”, theksoi Plepolli.

Madje Plepolli bën një lidhje interesante ndërmjet klubit gjilanas dhe gjigantit italian, Milan.

Plepolli: Klubet të mos varen vetëm nga një donator

“Ata është dashur të mendojnë më herët që nëse vije rasti i një presidenti të klubit dhe largohet, nesër, pasnesër mund ta ketë ndonjë sëmundje, duhet menduar gjërat që të funksionoj klubi, mos të varet klubi vetëm tek një individi, apo dy, tre individëve, për këtë bëhet këshilli, kryesia, sponsorët dhe figurojnë 20-30 persona. Çfarë mund të themi për Berlusconin që shkoi, a duhet të shuhet Milano, jo, shkoi Maldini, a duhet të shuhet Milano, jo, sepse ka të tjerë. Prandaj më dhimbset një klub si Gjilani sepse gjithmonë na ka dhënë lojtarë të mirë, na ka dhënë spektakël, e ka bërë ligën shumë më interesante.”, deklaroi Plepolli.

Trajneri ka folur edhe për fenomenin në rritje të largimit të yjeve të Superligës së Kosovës drejt klubeve më të mëdha evropiane. Sipas tij, ky është një lajm pozitiv, pasi që ndikon në ngritjen e imazhit të futbollit kosovarë.

Plepolli: Largimi i lojtarëve drejt klubeve të mëdha, pozitiv për futbollin tonë

“Unë mendoj që është shumë më shumë pozitive sepse çdo lojtar që kërkohet prej një klubi në fjalë, Drita apo Ballkani, vetëm rritet imazhi i klubit sepse vlen si klub...Kur një klub ti jep 300-400 mijë euro duhet të jesh i stërkënaqur, po duhet të bësh edhe kontratë profesionale për përqindjet, këto po i bëjnë, më duket që i kanë kuptuar këto gjëra. Nuk jemi ne ligë që mund të konkurrojmë me liga të tjera për të kërkuar dëmshpërblim për një futbollist deri në 5 milionë, është e pakuptueshme, e pakapshme...Kështu që është pozitive, çdo lojtar që shkon dhe çdo klub që vije dhe kërkon lojtarë nga liga jonë është shumë pozitive.”, theksoi Plepolli.

Në xhiron e parë të Superligës, Ballani triumfoi kundër Lirisë, kurse Drita e mposhti Llapin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat