Ancelotti: Lëndimi i Vinicius nuk do të na shtyjë të blejmë lojtarë

Futboll

Ancelotti: Lëndimi i Vinicius nuk do të na shtyjë të blejmë lojtarë

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 11:08
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti ka folur mbrëmë pas fitores ndaj Celta Vigos.

Ishte kjo fitore me sakrifica, pasi Vinicius Junior pësoi një lëndim.

Megjithatë, lëndimi i tij nuk do të detyrojë klubin madrilen të blejë lojtarë.

“Lëndimi i Vinicius nuk do të na detyroj të blejmë lojtarë. Ekipi është i kompletuar. Mund të fitojmë pa Vinicius, Benzema, Courtois e Militao. Sulmi jonë është i kompletuar. Numrat flasin vetë. Po shënojmë gola pa Benzeman dhe Vinicius”, u shpreh trajneri italian.

Pas tri ndeshjeve të para në La Liga, Real Madridi i ka tri fitore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat