Alili para ndeshjes me Osogovën: Zemra më thotë se do të fitojmë

Futboll

Alili para ndeshjes me Osogovën: Zemra më thotë se do të fitojmë

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 11:42
Adili

Bashkimi do të përballet nesër kundër Osogovës në Koçanë, në njërën prej ndeshjeve të javës së tretë të Ligës së Dytë maqedonase

Mbrojtësi i djathtë, Alajdin Alili, tha për Open-TV se atmosfera është shumë e mirë brenda kampit dhe do të luftohet vetëm për fitore në këtë takim.

“Për ndeshjen me Osogovën do të japim maksimumin që të shënojmë fitore dhe të kthehemi me tre pikë në shtëpi”,  deklaroi Alili, mbrojtësi i pathyeshëm i Bashkimit.

“Kam besim të madh. Zemra më thotë se do të fitojmë”, shtoi ai.

Ndeshja Osogovo-Bashkimi do të luhet ditën e shtunë në stadiumin e qytetit në Kocanë me fillim prej orës 16:00.

Kumanovarët kanë dy fitore në dy ndeshje të luajtura në Kumanovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat