Ronaldinho injoron gjyqin

Futboll

Ronaldinho injoron gjyqin

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:21
Ronaldinho

Ronaldinho përballet me një problem të ri ligjor.

Pasi kaloi një muaj të gjatë në burg, në vitin 2020, për falsifikimin e një pasaporte për të hyrë në Uruguaj, tani përballet me gjyqin së bashku me vëllain e tij në qytetin e Brasilias për një mashtrim të dyshuar me kriptomonedha.

Ai që ishte lojtar i Barcelonës, ndër të tjera, ​​megjithatë nuk ka marrë pjesë në asnjë nga seancat e mbajtura deri më sot, pavarësisht se është i detyruar ta bëjë këtë.

Siç raportohet nga “Globo”, akuza thekson se Ronaldinho ishte partner i “18KRonaldinho”, një kompani që synonte të shiste kriptovaluta në këmbim të kthimit të të gjithë investitorëve të një të ardhure ditore prej 2%. Megjithatë, llogaritë u bllokuan dhe pagesat nuk arritën kurrë te klientët siç ishte premtuar. Tani, ankuesit kërkojnë kompensim të konsiderueshëm prej më shumë se 56 milionë euro për të evituar dëmin e pësuar.

Në gjykatë ishte Roberto Assis, vëllai i Ronaldinhos.

Në përpjekje për të mbrojtur brazilianin, ai siguroi se Ronaldinho nuk mund të ishte në sallën e gjyqit sepse fluturimi i planifikuar nuk nisi në kohë. Megjithatë, policia mund ta detyrojë ish-futbollistin të dëshmojë tani e tutje.

Versioni zyrtar i Robertos dhe Ronaldinhos është se asnjëri prej tyre nuk ishte i lidhur me kompaninë: “Vëllai im nuk ka qenë kurrë ortak. Ai ishte viktimë e asaj kompanie dhe partnerëve të saj, të cilët përdorën emrin dhe imazhin pa autorizim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat