Kampionët zbresin në fushë, PSG “teston” veten përballë Lens

Futboll

Kampionët zbresin në fushë, PSG “teston” veten përballë Lens

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Kampionët zbresin në fushë, PSG “teston” veten përballë Lens!

Mbrëmjen e së premtes që sapo lamë pas, kampionati francez i futbollit, Ligue 1 nisi siparin e javës së 3-të, me sfidën Nantes-Monaco, e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 3 me 3, duke dhuruar kështu spektakël për futbolldashësit.

Mirëpo, spektakli nuk përfundon me kaq, pasi duke filluar nga ora 19:00 e ditës së sotme do të zhvillohen dhe dy ndeshje të tjera, me përballjen e “Stade Velodrome”, mes Marseille e Brest që do të çelë siparin këtë të shtunë.

Me përfundimin e kësaj sfide, në fushë do të zbresin kampionët e Ligue 1, me “gjigandët” francezë të PSG, që do të presin në “Parc des Princes”, nënkampionët e sezonin të shkuar, Lens, në një përballje që pritet të jetë goxha e luftuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat