Media gjermane: Renditja në krye të tabelës përputhet me ambiciet e drejtuesve të Kosovës së Dusseldorfit

Futboll

Media gjermane: Renditja në krye të tabelës përputhet me ambiciet e drejtuesve të Kosovës së Dusseldorfit

Nga: K.G. Më: 26 gusht 2023 Në ora: 14:59
Pamje nga një ndeshje e Kosovës

Renditja në krye të tabelës në grupin 1 të Bezirksliga përputhet plotësisht me ambiciet e drejtuesve të FC Kosova e Dusseldorfit. 

Kosova nesër (15.00) do të luajë në konak të GSG Duisburg, në kuadër të javës së tretë.

“Pas dy fitoreve në dy ndeshje, skuadra e Khalid Channig përshëndet nga lart para ndjekësve TSV Eller 04 dhe SG Benrath-Hassels të cilët janë të barabartë me pikë.

Ndoshta askush nga ana e FC Kosova nuk do të kishte asgjë kundër nëse do të qëndronte kështu në renditje  deri në fund të këtij sezoni të gjatë.

Për të rritur gjasat për dhe të realizuar këtë synim, përgjegjësit kanë përforcuar skuadrën. 

Khalid Channig ka në dispozicion një tjetër mesfushor të frytshëm Valdet Totaj”, shkruan media gjermane “Fupa”.

“Sezoni është i gjatë.

Do të na duhet një skuadër me konkurrencë për këtë”, tha mes të tjera trajneri i Kosovës.

Ashtu si disa javë më parë, 27-vjeçari Totaj (golashënuesi i ri i Kosovës) vjen nga SV Scherpenberg. 

“Totaj ka një statistikë mbresëlënëse nga 17 ndeshje (6 gola; 11 asistime) për SVS në sezonin e kaluar.

Ai tani dëshiron të tregojë këtë performancë në fanellën e Kosovës.

Është gjithashtu e qartë se me Valdet Totaj do të shtohet më tej konkurrenca tashmë ekzistuese në ekip.

Nuk është një detyrë e lehtë për trajnerin ende mjaft të ri Khalid Channig.

Jo çdo lojtar i tij ka një vend në skuadër të dielave.

Por Chanig deri më tani është treguar i qetë për këtë fakt”, shkruan mes të tjera media gjermane.

“Sigurisht që nuk është kurrë mirë kur duhet të lini djemtë në pankinë në fundjavë.

Por lojtarët e mi po e përballojnë situatën në mënyrë të shkëlqyer.

Të gjithë, pavarësisht nëse janë duke luajtur apo jo, janë të uritur dhe shkojnë plotësisht në stërvitje.

Ne kemi nevojë për këtë mentalitet për të pasur sukses”, shpjegon 35-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat