Flet zëvendësuesi i Guardiolës: Nuk pushon as në shtëpi!

Futboll

Flet zëvendësuesi i Guardiolës: Nuk pushon as në shtëpi!

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 15:43
Lillo e Guardiola

Pep Guardiola do ta ketë të pamundur të drejtojë Manchester Cityn ndeshjen e radhës në Premier League, atë ndaj Sheffield United në transfertë.

Tekniku spanjoll kreu një ndërhyrje kirurgjikale në shpinë dhe tashmë po rikuperohet në shtëpinë e tij në Barcelonë teksa do të mund të rikthehet për të drejtuar Cityn vetëm pas ndeshjeve të kombëtareve.

Megjithatë, të gjithë e njohin fiksimin e Guardiolës për futbollin dhe zëvendësuesi i tij tek “The Citizens”, Juanma Lillo shprehet se Pep është gjithnjë në dijeni të asaj se çfarë po ndodh me skuadrën. Lillo thekson se do të flasë me Guardiolën gjatë ndeshjes me Nottingham për të marrë udhëzime nga 52-vjeçari.

“Sigurisht që flas me Pep, ai është gjithnjë i pranishëm.

Do të jem në kontakt me të edhe gjatë ndeshjes me Sheffield. Ai po i studion kundërshtarët.

E rëndësishme është të jetë mirë me shëndet, por Guardiola është i pandreqshëm dhe nuk i ndahet futbollit.

Është shumë i fokusuar te ndeshja.

Do të bëjmë atë që thotë Pep Guardiola”, u shpreh Lillo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat