Publikohen formacionet e sfidës Arsenal - Fulham

Futboll

Publikohen formacionet e sfidës Arsenal - Fulham

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Në më pak se 1 orë, “topçinjtë” e Arsenal do të presin në “Emirates Stadium” skuadrën e Fulham, në përballjen e vlefshme për javën e 3-të të kampionatit anglez të futbollit, përballje e cila rezervon spektakël të vërtetë.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Mikel Arteta i ka rreshtuar “topçinjtë” e tij me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur si zakonisht Aaron Ramsdale.

Në krahët e mbrojtjes janë Kiwior e Partey, me qendrën që mbulohet nga Ben White e Saliba. “Dirigjimi” i lojës në mesfushës i besuar treshes Odegaard, Rice e Kai Havertz, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Bukayo Saka, Leandro Trossard e Gabriel Martinelli.

Në krahun tjetër, tekniku i Fulham, Marco Silva ka vendosur t’i rreshtojë djemtë e tij me të njëjtën formulë, atë 4-3-3. Në portë është vendosur Bernd Leno e para tij Robinson, Bassey, Diop e Tete.

Në mesfushë janë pozicionuar Pereira, Palhinha e Lukic, ndërsa sulmit mbushet nga treshja, Wilson, Reid e Raul Jimenez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat