Ish - sulmuesi: Rrezikojnë eliminimin

Futboll

Ish - sulmuesi: Rrezikojnë eliminimin

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 16:24
Pamje nga një ndeshje

Astana kërkonte të siguronte një fitore bindëse në shtëpi, por nuk ia doli ndaj Partizanit dhe nuk mori më shumë se një fitore minimale 1-0, që nuk i garanton thuajse asgjë në ndeshjen e kthimit më 31 gusht. Pas kësaj ndeshjeje, kazakët, të cilëve iu anuluan nga VAR-i dhe anësorët plot tre gola, janë përballur me mjaft kritika.

Një nga personat që ka rezerva mbi kualifikimin e kampionëve të Kazakistanit, është ishsulmuesi i njohur në vendin e tij, Bolat Esmagambetov.

Ai shprehet se Astana e ka vënë në rrezik kualifikimin me këtë rezultat në fushën e vet.

Ai e konsideron të papërfillshëm avantazhin e një goli në një kohë kur kazakët kanë shumë probleme në ndeshjet në transfertë.

“Astana sërish ka shkelur në të njëjtën grabujë si në ndeshjet e mëparshme. Në ndeshjet në shtëpi ka shanse për të krijuar diferencë, por kjo nuk funksionoi në ndeshjen me shqiptarët. Avantazhi i një goli është i papërfillshëm.

Duke marrë parasysh se sa keq i luan Astana ndeshjet jashtë fushe, nuk mund të quhet më favoritja absolute e këtij çifti.

Megjithatë, për shkak të një skuadre më të mirë dhe një handikapi në lojë që u shfaq në ndeshjen e parë, mund të them se shanset janë 60-40 në favor të klubit kazak. Megjithatë, rreziku për të mbetur jashtë fazës së grupeve është shumë i madh”, tha Esmagambetov.

Është fakt se Astana në dy ndeshjet e fundit në transfertë në Europë ka pasur probleme. Përveç transfertës së Tbilisit, që është e vetmja ndeshje ku shënohet notë pozitive, Astana është shkatërruar ndaj Dinamo Zagrebit dhe Ludogoretsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat