Pochettino: Ferguson ishte gati të ofronte 100 milionë funte për Dele Allin

Futboll

Pochettino: Ferguson ishte gati të ofronte 100 milionë funte për Dele Allin

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 16:30
Ferguson

Trajneri Mauricio Pochettino thotë se Sir Alex Ferguson ishte gati të paguante 100 milionë funte për ta transferuar Dele Allin te Man United.

Pochettino komentoi vështirësitë që po kalon anglezi, duke treguar se në të kaluarën lojtari ishte në tjetër nivel.

“Kur arriti te Tottenham nga Milton Keynes, ishte fëmijë”.

“Ndërtuam një lidhje dhe hap pas hapi mund ta shihni përmirësimin se si po bëhej më i mirë, një ndër lojtarët më të mirë në Premier League”.

“Më kujtohet kur Alex Ferguson më tha “Do ta transferojë për 100 milionë funte” dhe ishte atëherë kur 100 milionë funte ishin 100 milionë funte, pra 200 ose 300 milionë funte në ditët e sotme”.

“Intervista e fundit ishte e rëndë sepse jo shumë vite më parë ishte në maje”.

Alli ka treguar për vështirësitë si fëmijë, se si u abuzua seksualisht kur ishte gjashtë vjeç, ndërsa nisi të pi cigare në moshën shtatëvjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat