Prishtina lider i ri, Malisheva pëson humbjen e parë

Futboll

Prishtina lider i ri, Malisheva pëson humbjen e parë

Nga: K. G. Më: 26 gusht 2023 Në ora: 18:01
Pamje nga ndeshja

Prishtina ka treguar lojë të mirë në kampin nacional në Hajvali, duke i shkaktuar humbjen e parë skuadrës së Malishevës, me rezultat 3:1, në takimin e javës së tretë të elitës së futbollit të Kosovës.

Prishtina ka treguar lojë shumë më të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj shënuan fitore.

Për Prishtinën realizuan Kryeziu (11’ – nga penalltia), Islami (37’) e Hyseni (62’) dhe për Malishevën shënoi Mathueiu (69’).

Në minutën e 92-të Hazrollaj godet bukur por tërthorësja shpëtoi Prishtinën.

Në javën e katërt, Malisheva e pret Feronikeli 74 dhe Prishtina luan në Podujevë me Llapin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat