Feronikeli 74 shijon fitoren e parë

Futboll

Feronikeli 74 shijon fitoren e parë

Nga: K.G. Më: 26 gusht 2023 Në ora: 18:10
Pamje nga një ndeshje

Feronikeli 74 nga Drenasi ka shijuar fitoren e parë në edicionin e ri të elitës së futbollit.

Skuadra nga Drenasi si vendas e mposhti me rezultat 1:0 Gjilanin.

Autor i golit është Shpresim Zogu në minutën e 84-të.

Pas javës së tretë, Gjilani është në vend të shtatë me 1 pikë dhe Feronikeli 74 gjendet një pozitë më lart me 3 sosh. 

Në javën e katërt, Feronikeli 74 luan në Malishevë dhe Gjilani do të ndeshet në Therandë me Ballkanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat