Skënderbeu e nis sezonin me fitore

Futboll

Skënderbeu e nis sezonin me fitore

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 19:13
Pamje nga ndeshja

Në Rrogozhinë nisi sezoni i ri i kampionatit shqiptar, me Skënderbeun që mundi Egnatian me rezultatin minimal 0-1.

Një gol i shënuan në pjesën e dytë nga Yuri i mjaftoi korçarëve që të marrin maksimumin në ndeshjen e parë pas rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.

Në fundin e pjesës së parë, Janku dhe Zejnullai rrezikuan dy herë në pak minuta por nuk pati rezultat. Në fillimin e fraksionit të dytë Fernando  goditi shtyllën, duke mos arritur të shënonte.

Goli i parë i këtij edicioni u realizua nga një brazilian, me Yuri Merlim i cili i aktivizuar nga stoli arriti ta dërgonte topin në rrjetë, pak pa u mbushur një orë lojë. Në vijim Egnatia tentoi në disa raste, por nuk ia doli që të shënonte, ndonëse në minutën e fundit të ndeshjes goditi shtyllën me anë të Iskandarlit.

Në fund, 3 pikë për Skënderbeun që e nis me këmbën e mbarë këtë sezon të ri futbollist, ndërsa Egnatia e konsideruar pretendente merr një goditje që në start.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat