Alirifa: Prishtina fitoi me meritë

Futboll

Alirifa: Prishtina fitoi me meritë

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 19:15
Alirifa

Trajneri i Malishevës, Senad Alirifa ishte shumë i zhgënjyer me humbjen e pësuar nga Prishtina sot (e shtunë) pasdite.

Prishtina mposhti rezultat 3-1 Malishevës në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Albi Mall Superligës dhe kjo nuk i pëlqeu aspak trajnerit të mysafirëve.

Pas ndeshjes, Alirifa tha se Prishtina e deshi më shumë fitoren, fitoi me meritë dhe ai nuk ishte aspak i kënaqur me lojën e lojtarëve të tij.

“Nuk jam i kënaqur as me rezultatin dhe as me lojën”, ka thënë fillimisht Alirifa pas ndeshjes.

“Në pjesën e parë kemi shfaqur pasiguri dhe kemi gabuar shumë.

Në pjesën e dytë u munduam ta rifreskojmë ekipin, por një gjë të tillë ia arritëm deri diku”.

“Zhvilluam ndeshje të dobët. Duhet parë se ku kemi gabuar. Prishtina me meritë fitoi ndeshjen.

E deshi më shumë fitoren”, përfundoi trajneri i Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat