Mezani: Ky ekip ka karakter dhe më jep shpresë

Futboll

Mezani: Ky ekip ka karakter dhe më jep shpresë

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 19:17
Mezani

Gjilani ka pësuar humbje 1-0 në udhëtim te Feronikeli ’74 në javën e tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Gentjan Mezani ka thënë se do t’i bënte mirë nëse ekipi i tij do të fitonte një pikë ndaj skuadrës nga Drenasi.

“Patëm paraqitje të mirë në pjesën e parë.

Do të ishte mirë një barazim tjetër”, ka thënë trajneri i Gjilanit pas ndeshjes për Art Sport.

“Nuk ia dolëm ta mbanim ritmin e kundërshtarit. Por ne jemi në përgatitje e sipër”.

“Nëse do të kishim bërë më shumë kujdes në defensivë, mund të merrnim një barazim.

Por ky ekip më jep shpresë, sepse ka karakter”.

“Edhe pse humbëm, luajtëm më mirë se në ndeshjen e kaluar”, ka shtuar më tej Mezani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat