Gosens rilind në Bundesligë

Futboll

Gosens rilind në Bundesligë

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 19:56
Gosens feston me shokë

Robin Gosens rilind në Bundesligë. Anësori gjerman, që iu bashkua Union Berlinit pak ditë më parë, ka shënuar dopietë në sfidën e parë që luajti si titullar në Bundesligë me klubin kryeqytetas.

Në transfertën ndaj Darmstadtit të Jurgen Gjasulës, Gosens gjeti golin e avantazhit për Union Berlin që në minutën e katërt dhe pas barazimit të miqve, në të 34-ën shënoi sërish golin e dytë për kryeqytetasit, që ia dolën të shënojnë edhe dy herë të tjera për të marrë fitoren 1-4.

Gosens debutoi në ndeshjen ndaj Mainzit javën e kaluar, kur luajti 25 minuta dhe në të parën si titullar, la gjurmë, duke shënuar dy gola dhe duke treguar se është rikthyer sërish në formën që tregoi edhe te Atalanta, para se të transferohej te Interi.

Sa i përket Klaus Gjasulës, edhe këtë herë nuk pati asnjë minutë për të, me trajnerin e Darmstadt që e mbajti në pankinë gjatë gjithë 90 minutave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat