Trajneri i Egnatias flet pas humbjes

Futboll

Trajneri i Egnatias flet pas humbjes

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 20:10
Tetova

Skënderbeu është kthyer në Superiore duke marrë një fitore të madhe në transfertë. Korçarët arritën që të fitonin ndaj Egnatias me shifrat 0-1, një ekip që pretendon titullin kampion pas atij suksesi në sezonin e shkuar.

Ndeshja nisi e barabartë dhe e qetë, ku të dyja ekipet ishin të kujdesshme dhe tentonin të rrezikonin në portën kundërshtare. Dëamena shpërdoroi mundësinë më të pastër në fillim të ndeshjes, ndërsa Skënderbeu rriti disi ritmin.

Pjesa e parë u mbyll me Egnatian që “u zgjua” në minutat e fundit.

Me nisjen e pjesës së dytë, vendasit po kontrollonin sërish ndeshjen.

Megjithatë goli i parë u shënua nga Yuri që insistoi deri në gjetjen e rrjetës. Skënderbeu u zgjua pas golit të parë, ndërsa Egnatia e shtoi ritmin ndjeshëm në minutat e fundit. Në disa momente edhe fati ishte me korçarët që marrin kështu tre pikëshin e parë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:

Tetova: “Ishte një ndeshje me shumë tablo, në pjesën e dytë ishim më shumë në gjysm

ëfushën kundërshtare. Na mungoi goli. I japim meritë edhe Skënderbeut që na markoi shumë mirë dhe tentoi kundërsulmin. Vetëm nga një episod ata arritën të shënonin. Nuk shkoi asgjë mirë nga ajo që kishim punuar në pjesën e parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat