Pavard refuzon të stërvitet me Bayern

Futboll

Pavard refuzon të stërvitet me Bayern

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 21:07
Pavard

Benjamin Pavard ka arritur një marrëveshje me Interin e madje edhe klubi zikaltër me Bayern Munchen por pa gjetur një mbrojtës që ta zëvendësojë, Thomas Tuchel nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e francezit.

26-vjeçari shpresonte që të transferohej gjatë javës së shkuar në Milano por mbetet i bllokuar në Gjermani dhe kjo situatë e ka acaruar.

Ai nuk u shfaq në qëndrën stërvitore të premten pasdite duke deklaruar se ka probleme në shpinë or mediat gjermane aludojnë për një rebelim.

Dhe ndërkohë që ai është me regjim shtrati, vazhdon të nisë “like” në postimet e Interit në rrjetet sociale, çka do të thotë se mbetet i paduruar për të nisur aventurën me fanellën zikaltër edhe pse ky fund merkatoje mund të projektohet shumë i vështirë për të dhe Bayern Munchen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat