Roma zhgënjen

Futboll

Roma zhgënjen

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 23:34
Pamje nga ndeshja

Tjetër zhgënjim nga Roma në ndeshjet e para të Serisë A. Pas barazimit të arritur në “Olimpico” ndaj Salernitanës një javë më parë, verdhekuqtë u mposhtën 2-1 nga Verona në “Bentegodi”, me vendësit që luajtën që nga minuta e 84-t me një lojtar më pak (u ndëshkua me karton të kuq Hien).

Roma pësoi dy gola një në fillim dhe tjetrin në fund të pjesës së dytë, ndërsa finalizimi i Aouar në pjesën e dytë (56’) nuk i mjaftoi për të shmangur humbjen.

Edhe pse u luajt që në minutën e 104-t, skuadra e Mourinhos nuk mund i ta gjente golin e barazimit.

Një pjesë e parë për t’u harruar për Romën në ndeshjen me Veronën “Bentegodi”. Skuadra verdhekuqe jo vetëm që shpërdoroi disa mundësi shumë të mirë, por u ndëshkua me dy gola nga vendësit, duke tregua dobësi në fazën mbrojtëse.

Në minutën e katërt, Rui Patricio nuk kontrolloi si duhet një goditje nga distanca, duke i dhënë mundësi Dudas ta dërgonte topin në rrjetë.

Në kohën shtesë të pjesës së parë, Roma u kap në befasi me kundërsulm, me Ngonge që pasi dribloi në njëfarë mënyre Smalling, mposhti Patricion, 2-0.

Roma, pas shumë përpjekjesh të dështuara ia del të shkurtojë diferencën në 2-1 me Aouar në minutën e 57-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat