Pioli: Duam të jemi konkurues në Champions!

Futboll

Pioli: Duam të jemi konkurues në Champions!

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 23:52
Pioli

Milani regjistroi fitoren e dytë në kampionat, duke mposhtur Torinon me rezultatin 4-1, teksa pas përfundimit të kësaj jave kuqezinjtë gëzojnë pikë të plota.

Edhe për trajnerin Pioli, kjo ishte një ndeshje tepër pozitive, ku skuadra e tij tregoi shënja rritjeje në krahasim me duelin e javës së kaluar ndaj Bolonjës. Në prononcimin e dhënë për “Sky Sport”, trajneri i Milanit u shpreh:  

“Për sa i përket organikës, jemi në një pikë shumë të mirë, por do të shohim ditët e fundit të merkatos. Klubi është gjithmonë proaktiv dhe i vëmendshëm, te shohim çfarë ndodh…  

Sulmuesi i ri? Zhiru është i mrekullueshëm, por ne gjithashtu duam të jemi konkurrues në Ligën e Kampionëve dhe  duhet të japim gjithmonë maksimumin tonë.  

Synimi ynë është të luftojmë në dy gara, lojtarët që kanë ardhur kanë karakteristikat që kërkonim.

Sot kemi bërë disa hapa përpara në krahasim me ndeshjen kundër Bolonjës, duhet të vazhdojmë kështu.  

Ne nuk jemi një ekip që i pëlqen të presim, sot e nisëm mirë, luajtëm bukur dhe ishim kompakt, gjëra të ndryshme funksionuan sonte. 

Askush nuk mund të garantojë 100% formën për të gjithë vitin, tani për tani ne jemi me më shumë zgjjidhje dhe zgjedhje. Nëse diçka ndodh, klubi do të dijë se çfarë të bëjë. 

A qëndron Rade Krunic? Po. 

A është Pulisiç një kampion absolut? Ai është një lojtar shumë inteligjent. Unë mendoj se ne kemi nevojë për ekuilibër në gjykime. Skuadra ka bërë dy hapa përpara në krahasim me Bolonjën. Le të vazhdojmë me këtë frymë dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë.” 

Të luajmë në “San Siro” na bën të lumtur sepse kemi tifozë fantastikë. Sezoni i kaluar ishte i komplikuar sepse erdhëm nga fitimi i Scudetto-s, donim ta fitonim përsëri dhe nuk mundëm. 

Duhet të vazhdojmë kështu, vështirësitë do të vijnë do të mund t’i kapërcejmë vetëm duke qëndruar të bashkuar”, deklaroi Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat