Memelli “zhvishet” para gazetarëve pas fitores me Vllazninë

Futboll

Memelli “zhvishet” para gazetarëve pas fitores me Vllazninë

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 00:10
Migen Memelli

Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, kishte pakënaqësi pas ndeshjes që skuadra e tij fitoi me shifrat 3-1 ndaj Kukësit.

Jo me rezultatin apo me situatat e ndeshjes, por me faktin se ku ishte zgjedhur që të zhvillohej konferenca për shtyp me mediat.

Tekniku është shfaqur i qullur në djersë para kamerave, duke çuar edhe fanellën, teksa kërkonte që konferenca në vijim, për shkak të vapës, të bëhej në pjesët e jashtme të stadiumit.

“Herës tjetër nuk do vij këtu, jam duke vdek o vëlla!

Një siklet! Vdiqëm!”, tha Memelli duke çuar edhe bluzën për t’u freskuar para se të fillonte pastaj t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat