Ancelotti: Golat i kemi, fitojmë dhe pa ta!

Futboll

Ancelotti: Golat i kemi, fitojmë dhe pa ta!

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 00:24
Ancelotti

Mbrëmja e së premte pati një “shije të hidhur” për Real Madridin, që u desh të humbi Vinicius për shkak të një dëmtimi, në takimin që u mbyll me fitoren minimale 0-1 të “Los Blancos” në transfertën ndaj Celta Vigo.

Një moment i vështirë ky për madrilenët, të cilët kanë humbur tashmë Courtois dhe Militao për një kohë të gjatë.

Pavarësisht këtyre mungesave, si dhe largimit të Benzema drejt Arabisë këtë verë, trajneri Carlo Ancelotti siguroi në deklaratën për mediet pas ndeshjes se klubi nuk ka pse rikthehet në merkato, pasi sipas tij golat nuk mungojnë dhe këtu i referohet “yllit” të ri të ekipit, Jude Bellingham.

“Dëmtimi i Vinicius nuk do të na detyrojë të afrojmë lojtarë të tjerë.

Skuadra është e kompletuar. Ne mundemi të fitojmë pa Vinicius, Benzema, Courtois apo Militao.

Sulmi ynë është i plotë.

Shifrat flasin vetë. Ne po shënojmë gola pa Benzema dhe Vinicius.”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat