Dukagjini sfidohet nga Liria dhe Fushë Kosova nga Llapi

Futboll

Dukagjini sfidohet nga Liria dhe Fushë Kosova nga Llapi

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 11:08
Pamje nga një ndeshje

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së tretë që janë në program për tu zhvilluar.

Dukagjini i Klinës ka pësuar dy humbje në dy sfidat e para dhe kërkon pikët e para këtë edicion.

Klinasit para adhuruesve të vet presin Lirinë që ka shfaqur ndeshje të mira dhe synon mos të mposhtet.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe ajo mes Fushë Kosovës dhe Llapit.

Edhe vendasit ende janë pa pik në këtë duel dhe kërkojnë pikët e para, derisa Llapi synon të vazhdoj me fitore.

Të dyja sfidat fillojnë nga ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat