Akuza e portieres së Spanjës

Futboll

Akuza e portieres së Spanjës

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 11:19
Maria Dolores Gallardo

Futbollistja e kombëtares së Spanjës, Maria Dolores (“Lola”) Gallardo, 30 vjeçe, portiere e Atléticos së Madridit, nuk u kursye me kritika ndaj sjelljes së Luis Rubiales, president i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF), tashmë i pezulluar për 90 ditë nga FIFA.

Drejtues i lartë i futbollit spanjoll refuzoi të jepte dorëheqjen nga posti i tij në asamblenë e përgjithshme, pas sulmeve që ka ka marrë për puthjen në buzë të lojtares Jenny Hermoso, gjatë festës së titullit të Botërorit.

“Ne jemi lojtare dhe kurrë nuk kam parë Rubiales të puthë në buzë Sergio Ramos ose Carvajal (kapitenët e ekipit kombëtar të meshkujve) kur ata fituan trofe të rëndësishëm.

Kjo, më fal, është diçka që nuk më hyn në kokë. Mund të jetë edhe euforik, dhe besoj se po… por për arsye të tjera, jo se ishim kampione bote”, ishin deklaratat e portieres në një program televiziv.

Dhe cilat janë arsyet për të justifikuar protagonizmin dhe entuziazmin e pazakontë të Rubiales?

E thjeshtë, u përgjigj Lola: “Mendoj se ishte një vit shumë i vështirë. Ne jemi “të vogla” dhe “të shantazhueshme”. A ka shumë guxim para nesh, ai dhe trajneri Jorge Vilda”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat