Ibra: Si mund ta bësh një gjë të tillë?

Futboll

Ibra: Si mund ta bësh një gjë të tillë?

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 11:22
Zlatan Ibrahimoviq 

Zlatan Ibrahimoviq ka publikuar biografinë e re, “Adrenalina” ku ka folur edhe për Calciopoli-n dhe eksperiencën tek Juventus, duke pohuar se dy titujt me bardhezinjtë, më pas të hequr, vazhdon t’o ndjejë se i ka fituar, pak a shumë si të gjithë tifozët bardhezinj.

Këto kanë qenë fjalët e tij: “Do të vazhdoj t’i ndiej të mitë dy titujt që na i kanë hequr. Si është e mundur t’ia japësh njërin nga të dy një skuadre tjetër? Dhe si e kanë pranuar të tjerët?

Nëse skualifikon atë që ka fituar dhe ma jep mua medaljen e tij, unë nuk e dua.

“Madje, do të ofendohesha nëse ma jep. Nëse unë shëtis me atë medalje të varur në qafë dhe them ‘Kam fituar!’, është padenjë. Veçanërisht pas gjithë asaj që ndodhi më pas!

“Shpesh më pyesin: ‘A e kë venë re kur ishte tek Juventus se arbitrat ishin bërë papritur shumë të mirë?’. Unë i përgjigjem: ‘

Jo, në fushë vija re se ishim më të fortët. Vetëm për këtë fitonim!’.

“Kur futem në Stadium në Torino dhe shikoj numrin 38 në krah të stemës së titullit, unë nuk mendoj se është një gabim, mendoj se është numri i saktë dhe se kjo është drejtësia e vërtetë. Drejtësia sportive në Itali është e turpshme!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat