Muller nuk ka dyshime

Futboll

Muller nuk ka dyshime

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 11:37
Muller

“Sipas mendimit tim, lojtari më i madh i historisë është Messi. Ju shpjegoj pse: është i aftë të bëjë njerëzit të shkojnë në stadium vetëm për të parë elegancën e tij dhe njëkohësisht është shumë i fortë në shënimin e golave, vendosjen e rekordeve dhe fitimin e trofeve”, ka deklaruar Thomas Muller.

Ylli i Bayern Munich ka preferencën e tij në lidhje me lojtarin më të mirë të historisë, duke zgjedhur Lionel  Messi-n para Cristiano Ronaldo-s.

“Cristiano është një kandidat shumë i rëndësishëm, por e preferoj në dy kategori të tjera: statistika dhe tituj. Messi është thjesht më i rafinuar dhe elegant”, ka thënë Muller për DAZN.

Një zgjedhje e vështirë përpjesën më të madhe, por Muller nuk ka asnjë dyshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat