Giroud i vendosur: Duam të luftojmë për titull

Futboll

Giroud i vendosur: Duam të luftojmë për titull

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 11:43
Giroud

“Ne jemi shumë të lumtur, sot kam qenë me fat që kam shënuar, por nuk është kurrë e lehtë.

Djemtë bënë një punë të shkëlqyer dhe mund të kishim shënuar edhe më shumë gola. Ne ishim efektivë”.

Kështu ka komentuar Olivier Giroud për mikrofonat e “Sky Sport” në fund të fitores 4-1 të Milanit ndaj Torinos në Serie A.

“Ambicia është të luftojmë deri në fund për Scudetton, si dy vite më parë.

Nuk duam të fshihemi. Janë 5-6 skuadra në këtë kampionat që mund të luftojnë për ta fituar, por është vetëm fillimi dhe ne do përpiqemi të bëjmë maksimumin tonë.

Krahasuar me vitet e mia të mëparshme në Milano, tani ka edhe më shumë cilësi dhe sasi. Mund të luajmë më mirë. Kemi lojtarë të gatshëm, ka konkurrencë të mirë”, ka përfunduar sulmuesi francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat