Trajnerët kundër Rubiales, stafi kritika kreut të federatës

Futboll

Trajnerët kundër Rubiales, stafi kritika kreut të federatës

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 14:26
Rubiales me futbollisten në krah

Stafi i trajnerëve të kombëtares spanjolle të futbollit për femra dha dorëheqjen pas skandalit të puthjes.

11 anëtarët e stafit cituan si motiv “sjelljen e papranueshme” të kreut të Federatës, Luis Rubiales. I vetmi që nuk dha dorëheqjen është kreu i trajnerëve, Jorge Vilda, të cilit Rubiales i ofroi zgjatjen e kontratës për 4 vite të tjera.

“Ne e respektojmë plotësisht vendimin e FIFA-s. Ai përforcon pozitën tonë sa i takon shtegut që kemi zgjedhur për këtë çështje.

Gjithashtu, ai është në përputhje me sferat më të larta të futbollit ndërkombëtar.

Ai thotë se shtegu i zgjedhur nga qeveria spanjolle është ai i duhuri”, tha Victor Francos, sekretar i Shtetit për Sportin, Spanjë.

FIFA e pezulloi Rubiales nga të gjitha aktivitetet sportive për 90 ditë. Një hetim po kryhet ndaj tij si në nivel ndërkombëtar ashtu edhe lokal për puthjen me futbollisten e kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat