Padrejtësia që i bën portierit të Kosovës, po i kushton Burnleyt

Futboll

Padrejtësia që i bën portierit të Kosovës, po i kushton Burnleyt

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 17:43
Arijanet Muric

Arijanet Muric ka pasur një vit të jashtëzakonshëm sezonin e kaluar si në aspektin personal ashtu edhe në atë ekipor.

Portieri i kombëtares së Kosovës ka qenë ndër më të rëndësishmit që Burnley u bë kampion në Chapionship dhe u rikthye në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Por përkundër se ai pati paraqitje spektakolare sezonin e kaluar, skuadra angleze e transferoi portierin e ri James Trafford për t’i besuar fanellën e titullarit.

Edhe nga tifozët e Burnleyt është vlerësuar si një padrejtësi, pasi Aro ka merituar ta ketë rastin në Ligën Premier përderisa paraqitjet e tij ishin të jashtëzakonshme në Championship, por edhe në ndeshjet miqësore.

Reprezentuesi kosovar ka mbetur në bankën rezervë në dy ndeshjet e para të Burnleyt në Ligën Premier dhe padrejtësia që i është bërë Aro Muric po i kushton skuadrës së udhëhequr nga Vincent Kompany.

Në dy sfidat e para, Burnley ka pësuar dy humbje 0-3 nga Manchester City dhe 1-3 nga Aston Villa, duke pësuar gjashtë gola.

Trafford ka zhgënjyer me paraqitjet e tij, duke qenë në të dy sfidat futbollisti me notën më të ulët në ndeshje nga radhët e Burnleyt.

Tani vlen thënia e famshme ‘No Aro Muric, no party’ pasi pa kosovarin në portë Burnley nuk po shkëlqen dhe po vuan duke pranuar gjashtë gola në dy ndeshje.

Muric pati paraqitje fantastike edhe në ndeshjet miqësore, derisa mbetet të shihet nëse Kompany do t’i jap besimin në ndeshjen e ardhshme ku Burnley pret Tottenhamin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat