Vjosa lider, Ferizaj me mund të madh e mposhti Vllazninë

Futboll

Vjosa lider, Ferizaj me mund të madh e mposhti Vllazninë

Nga: K. G. Më: 27 gusht 2023 Në ora: 19:07
Ferizaj

Vjosa e Shtimes kryeson tabelën në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

Ferizaj me mund të madh e mposhti me rezultat 1:0 Vllazninë e Pozhoranit.

Autor i golit maqedonasi Filip Gligorov, i cili u tregua i saktë nga penaltia.

Grupi B

Vushtrria - Ulpiana 1:2
2 Korriku - Flamurtari 2:1
Kika - Ramiz Sadiku  3:2
Prishtina e Re - Vjosa 0:1
Ferizaj - Vllaznia 1:0

Renditja: Vjosa kryeson me 6 pikë, pasojnë 2 Korriku 4, Ferizaj 4, Prishtina e Re 3, Flamurtari 3, Ramiz Sadiku 3, Kika 3, Ulpiana 3, Vushtrria 0 dhe Vllaznia 0 pikë.

Java e tretë do të takohen: 

Vjosa -Vushtrria
Vllaznia -Prishtina e re
Ramiz Sadiku -n 2 Korriku
Flamurtari - Ferizaj
Ulpiana – Kika

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat